Horoskopi i datës 27 shkurt 2020

Dashi
Personaliteti juaj solar ju bën një karakter popullor. Mos u befasoni kur të merrni shumë ftesa nga miq ose të njohur. Qëllimet afatgjata të karrierës po realizohen. Është emocionuese të dini se mund të arrini gjithçka që dëshironi. Vendosni qëllimet tuaja në diçka vërtet ambicioze dhe do arrini gjithçka që doni.

Demi
Disa ngjarje emocionuese do t’ju ndodhin. Do të bini në dashuri, ose do të gjeni një punë që keni ëndërruar. Ia vlen të festoni për secilën nga këto. Transferimi diku tjetër për të jetuar është një mundësi e veçantë, ndaj në vend që të mos e pëlqeni këtë ndryshim, pranojeni. Do keni mundësi të shijoni qetësinë.

Binjakët
Ju jeni ylli i shfaqjes! E keni fituar admirimin e të gjithëve. Një gatishmëri për të eksploruar ide të reja dhe për të thyer traditat kërkon vëmendjen tuaj. Merrni këtë mundësi për të regjistruar një projekt, për të publikuar një libër ose për të shkuar në audicione.

Gaforrja
Nëse humbni një punë, apo ju refuzojnë diku, kjo do të hapë shtigje të reja. Dëshpërimi nuk është një opsion. Një mundësi shumë më e mirë do të vijë së shpejti. Sa më shpejt t’i pranoni njerëzit për atë që janë, aq më mirë do të jetë.

Luani
Ndjekja e rrugës më të lehtë, është gabim. Rezistojini tundimit për të dhënë ose pranuar një rryshfet. Do të bëni mirë të dëgjoni ndërgjegjen tuaj. Do t’ju duhet më shumë kohë për të realizuar qëllimin tuaj, por fitorja do të jetë shumë më e ëmbël.

Virgjëresha
Koha është kritike për suksesin tuaj. Mos u ngutni për të përfunduar një projekt. Injoroni ata që ju bëjnë thirrje për të shpejtuar ritmin! Si përfundim, ju do ta kapni objektivin. Lëreni për pak kohë romancën pas dore, do keni kohë më vonë për të. Fokusohuni fillimisht tek puna që nuk ju pret.

Peshorja
Jeni duke kaluar nëpër një transformim të thellë. Mos e luftoni! Njerëzit dhe aktivitetet që dikur ju frymëzuan nuk janë më bindës. Qëndrimi juaj mund të duket i ftohtë, por është mjaft i shëndetshëm. Shpenzimi i shumë kohe në shtëpi ju bën të ndiheni të shqetësuar.

Akrepi
Pasi të arrini një qëllim të vjetër do t`ju jepet mundësia për të pushuar. Në vend që t’i nënshtroheni një bisede të bezdisshme, shkoni një vend të fshehtë, privat. Ideja për një projekt krijues do të shpërthejë, duke ju ngazëllyer për të ardhmen.

Shigjetari
Ju po merrni atë që meritoni. Një ngritje ose bonus do t’ju lejojë të blini diçka me vlerë të qëndrueshme. Për çështjet etike, duhet të jeni më të rreptë! Kur fitoni reputacionin e të qenit i rreptë, manipuluesit do të shkojnë diku tjetër. Kjo do t`ju kursejë kohë, përkeqësim dhe para.

Bricjapi
Marrja e një rreziku do t`ju shpërblejë. Jeni gati për t`i treguar botës sa vleni. Zhvilloni një aftësi krijuese, ose hapni një biznes. Aftësitë tuaja janë të jashtëzakonshme dhe duhet t’i përdorini për arritje të reja. Kjo do t’ju çelë rrugën e triumfit dhe suksesit.

Ujori
Ju po korrni shpërblimet e punës së madhe. Mos u habitni nëse bëheni përgjegjës për një organizatë të madhe. Nën udhëheqjen tuaj, morali do të përmirësohet dhe produktiviteti do të rritet. Kjo për shkak, se ju e dini se si t’i lartësoni njerëzit, duke i frymëzuar që të bëjnë më të mirën.

Peshqit
Ju e keni arritur nivelin e suksesit që synonit. Krijimtaria juaj është një aset. Falë ndikimit tuaj, ekipi do të prodhojë një punë interesante që meriton një çmim të madh. Krijoni një miqësi me dikë që punon mirë punët e dorës. Ai do të demonstrojnë disa aftësi artizanale nga të cilat mund të lindë një pasion i ri.