“Homoseksualët lindin kur nëna shijon seksin anal”- Peshkopi grek nën hetim pas deklaratës së pazakontë

Një peshkop kontrovers në Greqi po hetohet për përdorimin e fjalëve të urrejtjes, pasi tha se homoseksualët lindin kur nëna shijon seksin anal.

Deklaratat e Peshkopit ortodoks, Neophytos Masouras u bënë virale, ndërsa më pas ai tha se është hipokrite të vajtosh fëmijë që vriten nga një vrasës serial, duke patur parasysh shkallën e lartë të abortit. Komentet shkaktuan polemika të mëdha në Morphou.

Në një deklaratë këtë të enjte, Prokurori i Përgjithshëm Costas Clerides tha se ai kishte udhëzuar shefin e policisë që të ‘hetojë mundësinë e ndonjë vepre penale të kryer’ në lidhje me deklaratat e bëra nga peshkopi për ‘homoseksualët dhe çështjet e lidhura me të’.