Gruaja e Schumacher flet për herë të parë pas aksidentit

Bashkëshortja e Michael Schumacher ka folur për herë të parë pas aksidentit të rëndë të legjendës së Formula 1.

50-vjeçarja ka folur për jetën e saj, për fëmijët, por nuk ka thënë asgjë për gjendjen shëndetësore të kampionit dhe misteri vazhdon.

Në intervistën e dhënë për revistën “She’s”, Corinna deklaroi se ajo dhe e bija kanë gjetur qetësinë të garat me kuaj pas ngjarjes së rëndë.

Gjithashtu për herë të parë ka rrëfyer se kalin e ka dhuratë nga Schumacher. Ky i fundit e kishte marrë në Arabi për bashkëshorten e tij.

Ndërsa, për sa i përket të birit, Mick, 50-vjeçarja tha se ai do të ndjekë hapat e të atit.