Elvana Gjata na kujtoi një “tjetër” Elvanë me këto foto

Elvana Gjata po shijon pushimet në Islandë dhe postimet në rrjet nuk kanë munguar. Këtë herë, këngëtarja ka publikuar disa foto nga një pishinë termale, duke ndarë të tjera kujtime me fansat nga ky udhëtim.

Vajzat e njohura shqiptare janë komentuar shpesh për pozat me bikini në mes të dimrit, të realizuara kryesisht në dëborë. Por, Elvana ka treguar dhe një herë se kur vjen puna për t’i kthyer sytë nga ajo, sigurohet të bëjë gjithmonë diferencën. Por, kjo nuk është e gjitha.

Elvana-2

Fotot na kujtuan në fakt, një nga klipet më të famshme të Elvanës, publikuar rreth 8 vite më parë. “Afër dhe larg” u kthye shumë shpejt në një hit veror në atë kohë, ashtu sikurse skena që mbahet mend më shumë është momenti kur Elvana, e veshur me kostum, futet në një pishinë.

Elvana-3

Me bikini në mes të dimrit, me kostum në sezonin e verës: jo më kot, këngëtarja ia ka dalë gjithmonë të kthehet në qendrën e vëmendjes, sa herë bëhet fjalë për zgjedhjet e saj. Do ishte interesante nëse fotot nga Islanda do t’i përkisnin klipit të ri të Elvanës, apo jo?

Elvana-4

News31.al