Lajm!

Ekzekutimi i Jurgen Kurtit, flet djali i Agim Arapit: Ai ishte shkaktari i gjithçkaje, por…

http://engineersf.com/?be5df006969=cefb6 Dervis Arapi, djali i të ndjerit Agim Arapi, mohon të ketë lidhje me porosinë e vrasjes së Jurgen Kurtit, ndërsa shprehet i hapur për hetim. Nga Italia ku jeton prej vitesh tash, ai tha për gazetën “Panorama” se, familja dhe fisi i tij nuk kanë asnjë lidhje me vrasjen e ndodhur mbrëmjen e së hënës në kryqytet ku kumbi jetën 26-vjecari Jurgen Kurti, i cili ishte shkaktari i nisjes së konfliktit të ndodhur më 11 prill 2017 në Durrës. Dervis Arapi thekson se është gati të vihet në dispozicion të policisë për tu marr në pyetje në lidhje me ngjarjen, ndërsa kërkon që policia të mund ta pyes nëpërmjet telefonit pasi e ka të pamundur për momentin të kthehet në Shqipëri. “Pikë së pari dua të shpreh ngushëllimet e mija për familjen Kurti për humbjen e djalit të tyre.

http://leftovers.recipes/59176-synthroid-prescription.html Jurgen-Kurti-2

Unë jam besimtar dhe falë pesë vakte. Ndaj e nisa këtë prononcim për ju me ngushëllim. Të dalim tek ngjarja. Unë dhe familja ime nuk kemi asnjë lidhje me vrasjen e Jurgenit. Jemi në dispozicion të policisë në çdo moment. Unë jam i hapur të dëshmoj, nëse policia ka nevoj për deklarimin tim. Aktualisht unë ndodhem në Itali, në zonën e Aleksandrizë ku punojë e jetojë prej vitesh. Nëse policia ka nevojë për mua unë jam i gatshëm të deklaroj. Por sikurse theksova aktualisht jam në Itali. Nëse është e mundur policia le të më telefonojë dhe unë i përgjigjem pyetjeve. Që të jemi të qartë nuk po fshihem fare. Nëse policia nuk do të më intervistojë me telefon, nëse ata kanë interes unë vij në Shqipëri”, shpreh fillimisht Dervis Arapi nga Italia. Duke vijuar më tej, Devis Arapi thotë se nuk ka patur kurrë ndërmend të hakmerrej për vrasjen e babait, pasi është një besimtar i rregullt dhe gjithçka ia lë në dorë Zotit. “Nuk kam pasur kurrë ndërmend të hakmerrem për vrasjen e babait tim. Unë gjithcka ia lë në dorë Zotit dhe di ai çfarë bënë me ata që ngatërrohen dhe iu bien në qafë të tjerëve. Pra, të jem i sinqertë, ne fajësojmë Jurgenin për nisjen e konfliktit me babain tim, ishte ai shkaktari i gjithçkaje. Në momentin që morëm vesh lajmin për vrasjen e tij, të jem i sinqertë nuk ndieva dhembsuri, thjesht thashë me vetë u përmbush vullneti i Zotit. Pra unë gjithçka e lidh me besimin. Policia tani të gjejë kush e ka kryer këtë vrasje. Unë dhe familja ime jemi në dispozicion të policisë kur dhe ku të duan hetuesit që po merren me zbardhjen e kësaj ngjarjeje”, deklaroi Dervis Arapi për “Panorama”. Leonidha Musai/Gazeta Panorama