E dinim beqar por qenka i fejuar, aktori Klod Hoxha mban të fshehtë partneren

Aktori Klod Hoxha ka rrëfyer në emisionin “Thumb” me Aulonën dhe Fatmën që ka ca kohë që është i fejuar, por s’ka preferuar ta bëjë publike lidhjen e tij. I pyetur nga gazetarja nëse ka ndërmend të bëjë dasmë apo fëmijë ai është shprehur: “Me këtë rol të ri që po punoj do filloj të bëj lekët e dasmës”.
Epo mesa duket fitimet nga roli i tij në filmin e ri “Balkan Blood” do do jenë të konsiderueshme, me të cilat do të organizojë dasmën. Ai luan në skena të rrezikshme me armë me aktoren Emi Canaj, kurse pak kohë më parë e pamë në klipin e këngëtares, Sheila Haxhiraj. /Story.al/