Drekuan bashkë në Lalëz, zbuloni propozimin që Ardit Gjebrea i bëri Arbana Osmanit

Arbana Osmani dhe Ardit Gjebrea pak ditë më parë kanë publikuar një foto ku shihen duke konsumuar një drekë miqësorë në Gjirin e Lalëzit. Në praninë e bashkëshortes dhe vajzës së producentit, prezantuesja e Top Channel shkoi se kishte ngrënë një drekë me familjen e bukur Gjebrea dhe fotoja në fakt bëri xhiron e rrjetit, shkruan Gazeta Liberale. Por mesa duket nuk ka qenë vetëm një drekë qejfi, ka qenë edhe një drekë pune. Sipas “Revista Class” përflitet se këtë vit Këngën Magjike, Ardit Gjebrea kërkon ta drejtojë së bashku me Arbana Osmanin. Lajmi mbetet ende në kuadrin e thashethemeve dhe pritet një konfirmim zyrtar nga palët.