Çifti i lezbikeve, Cara Delevingne dhe Ashley Benson martohen në kishë

Aktorja Cara Delevingne dhe modelja e njohur Ashley Benson janë martuar në mënyrë private, duke organizuar një dasëm të fshehtë në një kishë në Las Vegas. Dy modelet dhe aktoret e njohura Cara Delevingne, 26 vjeç dhe Ashley Benson, 29 vjeç kanë organizuar një dasmë të fshehtë e private në Kishën e vogël, ‘Elvis Presley’ në Las Vegas. Po në këtë kishë janë martuar edhe Sophie Turner dhe Joe Jonas. Martesa e dy aktoreve, ka pasur një ceremoni të fshehtë dhe shumë private, me të ftuar të përzgjedhur mes të cilëve spikatnin ‘Charlize Theron’, vëllezërit Jonas dhe mikesha Sophie Turner. Të lidhura bashkë prej më shumë se një viti, modelja dhe aktorja, kanë qenë gjithmonë shumë të rezervuara për lidhjen e tyre. Dalja e tyre e parë zyrtare si çift ishte para pak muajsh, kur  Cara Delevingne postoi në Instagramin e saj një video në të cilën puthte me pasion në buzë Ashley-n, në paradën e aktivistëve të “Gay.” Ndërsa një muaj më parë të dyja gratë u fotografuan bashkë, dorë për dore, në rrugët e Saint Tropez. Nuk dihet data e saktë e dasmës, pasi mund të ketë ndodhur edhe para shumë muajsh, shkruan Dosja.al. Lajmi u bë i ditur nga  Michael Kelly, pronari i kishës së vogël në të cilën u zhvillua ceremonia, i cili tha për ‘The Sun’: “Këkuan një ceremoni të private, por ishin shumë të bindura dhe të lumtura për atë që po bën”.