Albana Osmani krahason veten me Oprah Winfrey

Shpeshherë moderatorja Albana Osmani publikon në rrjetet sociale foto nga e kaluara e saj. Sot ajo ka publikuar një foto të ID-së së Top Channel që e ka marrë 17 vjet më parë. Në foton e saj Albana është me flokë të shkurtra, bjonde shumë ndryshe nga ajo që është sot, Lapsi.al.

Albana-Osmani-2

“Ndjehem si sot dhe pse kaluan 17 vite ! Çfarë beri Oprah Winfrey në jetë … Realizoi çdo ëndërr të saj me klas dhe dinjitet ! Kaq e bekuar dhe kaq e lumtur faleminderit publikut më të mirë në botë”, ka shkruajtur themeluesja e nismës “Ti je një luledielli”.