Aktorja e ‘Portokallisë’ rrëfen për herë të parë depresionin pas lindjes: Isha tmerrësisht keq

Dasantini, djali 2 vjeç e gjysmë i aktores së njohur Delinda Disha dhe bashkëshortit të saj, Eldo, ishte sot i ftuar special në studion e “Rudina” me të ëmën. Bashkë me të reja nga projektet e saj të fundit, mes të cilave edhe një këngë të re, Delinda rrëfeu më shumë edhe për periudhën e mëmësisë, çastin e parë kur mori në krahë të birin, si edhe për periudhën e veshtirë pas lindjes, atë që njihet si depresioni postpartum.

Delinda-2

Lindja e Dasantinit erdhi me operacion cezarian, për shkak se aktorja e kishte të pamundur të kryente lindje natyrale, por çastin kur e mori në krahë të birin, nuk mund ta përshkruajë me fjalë: “Unë isha bërë teze, nuk kisha frikë. Shkova si cjapi te kasapi me shumë humor, por në momentin që po lindte Dasantini, aty më kapi paniku, lumturia, gëzimi, frika, ishte një emocion i papërshkrueshëm”, – thotë aktorja për momentin e parë kur takoi të birin.

Por pak kohë pas atij momenti, Delinda përjetoi një periudhë të vështirë, të cilën e kaloi falë mbështetjes së familjarëve dhe bashkëshortit.

Delinda-3

Vetëm një javë pas lindjes, Delinda kishte një shfaqje në teatër. Pak kohë pas tij, nisi sezonin e ri “Portokallia”, por pasditet për të ishin të tmerrshme: “Kam qenë 2 javë tmerrësisht keq, qaja pa pushim, rashë në pesimizëm. Familja më ka mbështetur shumë, por momenti më i keq ishte pasdite, sepse ato kohë kisha nisur edhe të punoja. Më kapte pesimizmi, qaja pa pushim. Kam përshtypjen që çdo nënë e përjeton në mënyra të ndryshme këtë periudhë. Ndërsa sheh fëmijën aq të vogël që nuk di si ta kapësh, si ta veshësh…”.

Delinda-1