My STORY

Aktori Klod Hoxha provon karrierën në SHBA: Me pagesat qesharake në Shqipëri s’mund të blejmë dot as pastën e dhëmbëve

tinidazole with out a prescription Aktorin Klod Hoxha e kemi parë në disa role kryesore në teatër dhe kinema, ku ka provuar nga skenat e seksit e deri te krimet e rënda. Së fundi u komentua për rolin e operativit në filmin e ri “Internimi”, bazuar në Shqipërinë e viteve ’80, e më pas në skenat e forta me armë e përgjakje në projektin e ri “Balkan Blood”. Ai sapo është kthyer nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ku po menaxhohet si artist nga një kompani e njohur, dhe ku ka realizuar një set fotosh artistike.

where can i buy lasix water pills online Të kemi parë këto kohë që poston foto nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Cila është arsyeja?
Sa u ktheva nga SHBA, ku qëndrova për gjashtë muaj dhe ku u angazhova me shkëmbim kontaktesh dhe kurse të ndryshme, pasi po përgatitem të shpërngulem andej. U përfshiva në disa projekte për disa kompani të rëndësishme e dyqane të mëdhenj.

Klod-Hoxha-2

Ke marrë propozime konkrete në karrierën tënde si aktor?
Në fakt, jam duke shqyrtuar propozimet, pasi kam një variant për në Kinë, pres të jem pjesë e një shfaqjeje teatri, ndërsa sa i përket kinemasë, pres një projekt finlandez.

Ke vendosur kështu të largohesh nga Shqipëria në 2019-n?
E për çfarë të mos e lësh Shqipërinë?! Këtu s’ia vlen më asgjë, nuk ke më motiv për asgjë në këtë vend. Aktori këtu nuk vlerësohet, pasi është lënë në plan të tretë. Ja për shembull, shikoni Teatrin Kombëtar. U tha që do të bëhet me kontrata dhe prapë të njëjtët njerëz vazhdojnë. Nuk ka hyrë ndonjë i ri në Teatër, pra, vazhdon e njëjta situatë. Ata që kanë qenë, do të jenë përsëri. Më thoni, si do jetojmë ne, duke pritur të na japin një rol në vit, edhe me ato pagesa qesharake nuk mund të blejmë as pastën e dhëmbëve?!

Klod-Hoxha-3

Ndërkohë, e dimë që aktorët e rinj janë angazhuar më shumë në skenat e Teatrit të Metropolit dhe Teatrit Eksperimental. As aty nuk e gjeni veten?
Ndërsa Teatri i Metropolit edhe Teatri Eksperimental do të shkrihen në një, sipas gojëdhënave, që do të thotë shkurtime vendesh pune, plus ngushtimi i hapësirave teatrore në një kohë që publiku po e frekuenton atë. Ne na është dashur të bëjmë një punë të madhe për të sjellë publikun në teatër, ndërkohë tani këta po e prishin atë. Është një tmerr i madh të shohësh gjithë këta të rinj që mbarojnë shkollën me ëndrra të mëdha dhe kur dalin në jetë, ata zhduken.

Klod-Hoxha-1

Duket se ju aktorët jeni në luftë me politikën më shumë se kurrë. Ç’mund t’u thuash atyre?
Në fakt, politikanët ne aktorëve na e kanë zënë edhe profesionin, pasi kanë filluar ta keqpërdorin në politikë. Të paktën të na japin ndonjë rol andej nga Kuvendi, se ta siguroj që do të jemi më lart se ata që janë aty.

Duke jetuar gjashtë muaj në Amerikë, kuptove që atje është shumë e vështirë të depërtosh si një artist nga Shqipëria apo e kundërta?
Mua m’u desh në Amerikë vetëm 1 orë nga jeta ime të isha pjesë e një nga kompanive më të mëdha në Texas. Ndërsa këtu s’të përfillin fare. Çfarëdo që të kesh bërë, këtu nuk do t’ia dijë njeri, të hedhin në mes të rrugës, pasi këtu është sistemi i gabuar. Drejtueset e institucioneve duhet të zgjidhen nga komuniteti i artistëve, e jo nga politika. Kjo për një arsye shumë të thjeshtë, që nesër a pasnesër llogari t’u kërkojmë ne artistët atyre, e jo t’u kërkojë llogari politika./Panorama Plus

Klod-Hoxha-4