Zbulohet pse vdiq Coolio, reperi amerikan i ‘Gangsta’s Paradise”!

Reperi Coolio vdiq nga një mbidozë e fentanilit, një qetësues opioid i dhimbjeve, shkruajnë mediat amerikane duke cituar mjeken ligjore të qarkut të Los Anxhelosit.

Coolio, reperi amerikan i ‘Gangsta’s Paradise’ u gjet i vdekur në shtëpinë e një miku të tij në Los Anxhelos.

Shkaku i vdekjes u konstatua me një autopsi, e cila gjithashtu zbuloi se artisti 59-vjeçar, i gjetur i vdekur shtatorin e kaluar në shtëpinë e tij në Los Angeles, vuante nga kardiomiopatia, një sëmundje gjenetike që shkakton trashje të mureve të zemrës dhe astma.

Reperi amerikan, ishte bërë i famshëm mbi të gjitha për suksesin e tij ‘Gangsta’s Paradise’ (1995), kolona zanore e filmit ‘Dangerous Mends’.

Një vit më pas ai kishte fituar një Grammy për të njëjtën këngë.