Hailey Bieber është shtatzënë?

Zërat se Hailey Bieber është shtatzënë kanë pushtuar TikTok-un dhe nëpër video të ndryshme, shihet Hailey me një fustan të bardhë, duke drekuar dhe biseduar me të shoqin, Justin Bieber, teksa shijojnë pushimet e tyre në Hawaii.

Shumë përdorues të TikTok-ut kanë aluduar se Hailey, 27 vjeç, është në pritje të një bebushi, referuar fustanit të saj të bardhë dhe të gjerë. Ajo e kombinoi fustanin e rehatshëm me një kapele dhe me një palë shapka me gisht.

Duke nisur vetëm nga veshja, njerëzit nisën të aludonin.

“Bebi Bieber do të mbërrijë para se të mbarojë viti 2024”; “Fustani e tregon se është shtatzënë”; “Bebushi po vjeeen”, ishin disa nga komentet nëpër videot që po qarkullojnë.

Justin dhe Hailey kurorëzuan dashurinë e tyre në vitin 2018 dhe vetë modelja ka folur për mëmësinë, duke thënë se nëse sjell në jetë një bebe, do të ketë frikë nga komentet e njerëzve (sidomos në rrjetet sociale). Ende nuk ka një konfirmim prej çiftit, por nuk përjashtohet mundësia që aludimet të jenë thashetheme, pasi disa herë është aluduar se modelja dhe krijuesja e “Rhode” është në pritje të ëmbël.

Anabelmagazine