Zbulohet një tjetër e vërtetë: Mbretëresha e paska lënë Meghan të lirë qëkur ishte në Pallat

Pas intervistës së zhurmshme me Oprah Winfrey, kanë vazhduar deklaratat e ndryshme nga pallati mbretëror.

Biografi i Princeshë Dinaës, Andrew Morton ka zbuluar se Mbretëresha Elizabeth i ka thënë Meghan Markle se mund ta vazhdonte karrierën e saj në aktrim nëse do kishte dëshirë edhe pasi u bë pjesë e familjes mbretëtore. Ai ka shtuar se çiftit Meghan dhe Harry i është dhënë mundësia të shkonin ku dëshironin e se nuk ishin të detyruar të përmbushnin obligimet mbretërore gjatë gjithë kohës.

Ndërkohë muajin e kaluar Harry është shprehur në emisionin e Oprah se familja e tij i kishte sugjeruar Meghan të vazhdonte karrierën e saj, kjo për arsyen se ata nuk kishin para mjaftueshëm për të paguar për të./revistawho.com