Zbulohet identiteti i vajzës bionde që u shfaq krah Ardian Bujupit!

Pak ditë më parë, Ardian Bujupi publikoi një foto në Instagram, ku shfaqej krah një vajze bionde me syze, identitetin e të cilës nuk e zbuloi. Të shumtë janë fansat që shkruajnë se vajza në fjalë është Loredana, duke aluduar për një bashkëpunim mes tyre. Pas shumë polemikave, këngëtari na ka prezantuar me vajzën misterioze ditën e sotme. Ai ka publikuar një video të saj duke zbuluar se vajza quhet Semira ndonëse nuk ka sqaruar marrëdhënien e tyre.

Nuk dimë të themi nëse biondja misterioze është bashkëpunëtorja e radhës e artistit apo vajza që i ka rrëmbyer zemrën, por mezi po presim ta mësojmë. “10/10”- ka shkruar ai krah fotos që publikoi me të duke e shoqëruar me flamurin shqiptar. Disa ditë më parë ai publikoi ‘Paname’, teksa po ashtu pritet të sjellë edhe një bashkëpunim me Finem. Dyshja e ka paralajmëruar prej kohësh projektin e përbashkët, teksa para disa javësh kur Ardiani ndodhej në Shqipëri, u shfaqën në shoqërinë e njëri-tjetrit. Megjithatë, nuk dimë të themi nëse e kanë përfunduar apo jo këngën e tyre.

Ndërkohë, në 28 maj këngëtari publikoi albumin e tij që e cilëson projektin më të rëndësishmin e karrierës. Ai ka përgatitur një album me 10 këngë, i cili po ashtu mban titullin “10”, pasi këtë vit bën plot 10 vite në industrinë e muzikës.

/News31