Zayn Malik fotografohet në publik për herë të parë që nga momenti që u bë baba dhe duket si një tjetër njeri

Zayn Malik është fotografuar për herë të parë në publik që nga momenti kur mirëpriti në jetë fëmijën e tij të parë, vajzën që ndan bashkë me modelen e njohur, Gigi Hadid.

Gjatë daljes në New York City, këngëtari 27-vjeçar, nuk njihej pothuajse fare me ndryshimin që kishte bërë në lookm sipas “Daily Mail”.

Transformimin e tij madhor përfshin jo vetëm ndryshimin e ngjyrës së flokëve, por modelin, duke u shfaqur me të ashtuquajturin modeli “mini-mohawk”.

Edhe pse nuk dihet me siguri se kur Zayn e ka bërë këtë ndryshim, ai duket totalisht ndryshe.

Dalja e tij vjen pas dasmës së të motrës, 22 vjeç, me ish-të dënuarin, Junaid Khan, 24 vjeç, që u mbajt të shtunën.

Këngëtari ka qenë kundër kësaj martese, për shkak të së kaluarës së errët të djalit në fjalë, prandaj ishte nëna e tij ajo që organizoi ceremoninë e martesës.

Edhe babai i Zayn, Yaser, ishte totalisht kundër kësaj martese, dhe nuk shkoi të merrte pjesë, edhe pse shtëpia në të cilën u organizua ceremonia ishte shumë pranë shtëpisë së tij.

Motra e Zayn është martuar për herë të parë në 2019, me dashurinë e saj të fëmijërisë, me të cilin ka edhe një vajzë.