Zanfina Ismaili heq dorë përfundimisht nga muzika! Ja çfarë thotë

Në fillim të viteve 2000, Zanfina Ismaili ishte një nga këngëtaret më të dashura dhe të komentuara në industrinë e muzikës.

Ndonëse tri vitet e fundit nuk ka publikuar asnjë këngë të re, së fundmi në një intervistë përballë motrës së saj, Adelina Ismailit në “Tete a Tete”, ajo dha një lajm të trishtë për të gjithë fansat që e mbështesin.

Kjo mungesë në muzikë nuk ishte një pauzë që shpesh artistët bëjnë, sepse ajo ka hequr dorë përfundimisht nga muzika.

Zanfina tregoi se nuk do i rikthehet më muzikës dhe se kapitullin e saj të karrierës artistike e ka mbyllur përfundimisht.

Këngëtarja tha se aktualisht po punon në dy profesione të ndryshme, por nuk ka preferuar të tregojë se për çfarë bëhet fjalë.

Ndër vite, Zanfina lançoi këngë , të cilat u kthyen në hite, si: “Ti s’do t’ja dish për mua”, “Gajdexhiu”, “Nga 1 tek 10” dhe bashkëpunimi me motrën e saj, Adelinën “Dy motra 1 frajer”.

Kënga e saj e fundit me titull “S’je ai mo”, u publikua në vitin 2017.