Xheni Mhillaj e “Big Brother” në një lidhje të re pas ndarjes nga Benardi?

Ajo është një nga ish-banoret më tërheqëse dhe njëkohësisht më të përfolura pas përfundimit të “Big Brother 9”. Xheni Mhillaj u përfshi në një diskutim të gjerë pas ndarjes nga partneri i saj Benardi, dhe tashmë vazhdon të jetë po aq aktive në media pasi vendosi të rikthehej në Shqipëri për një kohë të gjatë.

Megjithatë, shumë muaj pas ndarjes së bujshme, duket se ish-banorja e “BB” ka filluar të rikuperojë veten dhe të nisë një romancë të re, shkruan Who. Postimi i fundit i bërë në ‘Instastory’ ngre shumë dyshime se ajo mund të ketë nisur lidhje të re. “Nuk di ku, por bashkë”, shkruan Xheni në mbishkrimin qëe shoqëron me zemër të kuqe.