WOW! Ish-shoqja e ngushtë e Kim Kardashian, Larsa Pippen, në një lidhje me futbollistin shqiptar!

Larsa Pippen është në një lidhje me futbollistin shqiptar Liridon Krasniqi? Mund të tingëllojë e pabesueshme, por po, është e vërtetë.

Lajmin e konfirmon “Prive” që ka mësuar se Krasniqi është në lidhje dashurie me modelen amerikane, ish-e dashura e basketbollistit legjendar amerikan Scottie Pippen.

Futbollisti dhe Larsa kanë shkëmbyer disa komente në Instagram duke shtuar edhe më shumë thashethemet për lidhjen e tyre.

Madje në një selfie të postuar në tetor, Larsa ka shkruar në mbishkrimin e fotos “Ta ha zemrën!.

Dyshja po jetojnë një romancë të bukur prej disa muajsh, teksa është vënë re se 46-vjeçarja së fundmi ka vendosur edhe një varse me shkronjën L dhe në foton e publikuar prej saj, Krasniqi ka komentuar “Më pëlqen”.

Liridon Krasniqi, 28-vjeç, është një nga futbollistët më të famshëm shqiptarë që luan në arenën ndërkombëtare. Mesfushori ka lindur dhe është rritur në Gjermani.

Ai aktualisht është pjesë e skuadrës nga Malajzia, Johor.

Ndërkohë, Larsa Pippen njihet si ish-shoqja e ngushtë e Kim Kardashian. Ato shiheshin shpesh bashkë deri në momentin kur Kanye West pësoi krizën e bipolaritetit të tij teksa kandidonte për president.

Në mediat e huaja thuhet se njëri prej postimeve të Kanye-t i drejtohej pikërisht mikeshës së Kim-it, Larsa-s, të cilën e akuzonte se ishte afruar më shumë seç duhet me Tristan Thompson (ish-in e Khloe Kardashian).

Ky është bërë shkak që raporti i tyre të krisej.