VIDEO/ Nga shoqërimi i Monikës drejt altarit tek puthjet me ish-kapitenin e Kombëtares, njihuni me pamjet më romantike të dasmës së Lorik Canës

Ditën e sotme Lorik Cana dhe bashkëshortja e tij Monika Ercoli festojnë plot gjashtë vite të martuar dhe partnerja e tij italiane nuk kishte sesi të mos e kujtonte këtë datë dhe moment kaq të rëndësishëm.

Kështu bukuroshja italiane ka zgjedhur që të ndajë me ndjekësit e saj në Instagram edhe disa video nga dasma, që mbetet e paharrueshme për ta.

Që nga shoqërimi i Monikës drejt altarit e deri të puthjet me ish-kapitenin e Kombëtares, pamjet ofrojnë sekuencat më romantike të kurorëzimit të tyre.

Ceremonia e parë dhe më romantike, u mbajt në afërsi të Romës, me vetëm 50 persona. Por më pas babai i sportistit organizoi edhe një dasmë alla shqiptarçe me 700 të ftuar, për të cilën Loriku ka thënë se Monica ishte shumë në siklet.