Video/ ‘Lajthit’ reperja shqiptare, qëllon me armë zjarri në mes të natës, shkel ligjin pa iu trembur syri

Me armë në dorë dhe mjaft e qeshur, këngëtarja nga Kukësi e njohur ndryshe si Baby G qëllon plot pesë herë me pistoletë në ajër.

Reperja shqiptare Gordana Kingji ka publikuar një video në rrjetet sociale ku shihet duke qëlluar me armë zjarri.

Me armë në dorë dhe mjaft e qeshur, këngëtarja nga Kukësi e njohur ndryshe si Baby G qëllon plot pesë herë me pistoletë në ajër.

Krahas videos reperja shkruan se këto plumba shkojnë për të gjithë ata që e urrejnë.

“2 0 2 0 one by one you going down a message to the haters,”- shkruan këngëtarja në postimin e saj.

Kjo video demonstron hapur pasionin e Kingjit për armën, e cila është arrestuar edhe për drogë më parë, ndërkohë që me këtë veprim mund të ketë shkelur ligjin pa iu trembur syri.

(f.m/Dosja.al)