VIDEO/ Kirurgu plastik flet për transgjinorët: Me u duk duket, por jo funksional…

Kirurgu plastik, Adem Kllokoqi, ka qenë pjesë e emisionit “Paradoks me Vehbi Kajtazin”, ku ka folur edhe për ndërrimin e gjinisë nga mashkull në femër dhe nga femër në mashkull ku është shprehur se nuk është funksionale edhe pse duket ashtu.

Një bisedë e nxitur nga personazhi i spektaklit televiziv “Big Brother VIP”, Edona James, që është gjithashtu personi i parë transgjinor në Kosovë ka qenë subjekt trajtimi në emisionin “Paradoks”. Kirurgu plastik ka dhënë shpjegimin mjekësor të ndërrimit të gjinisë.

Kllokoqi, theksin e vë te ndërtimi hormonal i organizmave.

“Në botë është me të madhe, te ne është fillimi edhe pse ende nuk është e rregulluar me ligj. Por unë mendoj që njeriu kur lind ne lindim edhe me hormone femërore të cilat e përcaktojnë se si ti ndihesh, do të thotë përveç organeve, ndihesh me tru. Në ato raste ka kombinime më shumë të hormoneve, edhe pse ndoshta lind fizikisht si mashkull, ke hormone më shumë seksuale femërore që më shumë ndihesh si femër dhe ndoshta jeta me ato organe që je është një formë si dhunim”, tha Kllokoqi.

Ai ka thënë se ndërrimi i gjinisë mund të ndodh, por aspekti funksional është i dobët, për më tepër ai e quan jo funksional.

“Pak e ndjen veten me hormone, pak në aspektin psikik dhe do të ndryshojë, do ndoshta më u bë më “IN”, me u duk, që të veçohet  prej tjerëve, dhe e ndërron. Duket, duket, duket ashtu, por aspekti funksional është i vogël, aspekti funksional është i vogël, me u dukë duket, por funksioni është i vogël. E sheh, por jo funksional”, tha ai.

Ora News