(Video) Fero thyen rregullat e pandemisë, organizon koncert masiv

Ndonëse në të gjithë Evropën, përfshirë dhe Kosovën e Shqipërinë, masat shtrënguese janë shtuar, kjo nuk e ka penguar reperin e njohur Fero që të organizojë koncerte.

Së fundmi, reperi ka mbajtur një koncert masiv në Mitrovicë dhe jo vetëm kaq, por ka postuar video ku dukshëm dallohet që masat anti-Covid janë shkelur.

Me anë të videove që qarkullojnë në rrjet shohim që numri i personave në ambjent është i lartë dhe se nuk ruhet as distanca apo rregullat e tjera.

Ky nuk është rasti i parë që artisë nga Kosova thyejnë rregullat, ku kujtojmë se pak kohë më parë ishte Mozzik ai që organizoi grumbullime në Kosovë për të shitur albumin e tij të fundit.

Nga ana tjetër, autoritete kosovare nuk janë shprehur për këtë ngjarje apo të kenë marrë masa.