VIDEO/ Çifti kapet duke bërë seks në plazh, arrestohen nga policia

Një çift që po bënte seks në ujë u detyruan të dilnin në breg pasi policia mbërriti në plazh.

Çifti kishte hyrë në ujërat e liqenit Fairport Park në Ohajo të SHBA-ve, në atë që mendonin se po kalonin një moment privat.

Ata u kapën në kamera duke kryer marrëdhënie seksuale, ndërsa pak metra larg tyre kishte fëmijë që luanin.

Një oficer policie mbërriti në breg dhe u kërkoi atyre të dilnin nga uji.

Njeriu që filmoi spektaklin, Jezuin Medina, mund të dëgjohet duke thënë ‘uh-ho’.

‘A po shihni atë që unë po shoh?

Duke postuar pamjet në Facebook, Medina tha: “Të shtunën, ndërsa isha në Parkun e Fairportit duke shijuar një ditë me diell me fëmijët, vura re një çift duke bërë disa lëvizje të çuditshme në ujë. Gruaja më pyeti: po sheh atë që po shoh? Kjo është kaq e turpshme”.

Nuk është e qartë nëse janë ngritur akuza ndaj tyre, shkruan “Sun”, por nëse sillen në gjykatë dhe dënohen, çifti mund të përballet me një dënim të ashpër.

Për të parë videon kliko