VIDEO/ Çfarë i ka ndodhur Vis Pupës? Aktori shfaqet me sy të zi dhe dorën e fashuar

Aktori i dashur për publikun, Elvis Pupa, është mjaft aktiv në rrjetet sociale, ku herë pas here ndan me ndjekësit e tij foto apo video që të bëjnë për të qeshur.

Pak ditë më parë, ish-banori i “Big Brother VIP 2” postoi në “Instastory” një fotografi ku tregonte se do të ngjitej në majën e një mali në Theth. Me shaka, ai shkruante se nëse nuk postonte për 3 ditë, fansat të lajmëronin emergjencat.

Ndërkohë një ditë më parë, aktori ka postuar në “Instagram” një video ku shprehet se nga shëtitja në mal është kthyer shëndosh e mirë, por i ka ndodhur një tjetër gjë.

Teksa shfaqet me njërin sy të nxirë dhe dorën e fashuar, Vis Pupa thotë:

“Falemiderit të gjithëve për interesimin, gjithë ju që çuat mesazh, morët në telefon, çuat njerëzit tuaj me më kërkuar. Falënderoj ambulancën, helikopterin. Në fakt unë u ktheva shëndosh e mirë nga shëtitja në mal, por më gjeti gruaja nja dy mesazhe në telefon”.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Elvis Pupa (@elvispupa)

E sigurisht që fansat e aktorit të njohur e kanë kuptuar që e gjithë kjo video është me humor.