VIDEO/ Burri shikoi një grua tjetër në avion, nuk do ta besoni se çfarë i bëri partnerja e tij e xhindosur

Një burrë në Kaliforni e ka pësuar keq nga gruaja e tij, pasi i hodhi sytë një gruaje tjetër në avion.

Sipas “Daily mail’, gruaja 30-vjeçe, e identifikuar si Tuffany McLemore theu laptopin duke goditur në kokë burrin e saj, e tërbuar nga gjesti i tij.

Ngjarja ndodhi në një aeroplan që po bëhej gati largohej nga Miami për në Los Angles, ndërsa pamjet e filmuara nga pasagjerët që ndodheshin ën avion kanë bërë xhiro në rrjet.

Ata kanë treguar se fillimisht gruaja kishte filluar t’i bërtiste e xhindosur dhe ta ofendonte burrin, e pasi ai kishte tentuar të largohej e të ulej diku tjetër, 30-vjeçarja e ka goditur me laptop në kokë.

Burri mor ndihmën e parë dhe ndodhet në gjendje të mirë shëndetësore, ndërsa gruaja zbriti nga avioni dhe ende nuk dihet vendndodhja e saj.