Video bën xhiron e rrjetit, reperja shqiptare rrëzohet gjatë performancës në koncert

Reperja e njohur Rina ka qenë pjesë e ‘Alba Festival’ që u organizua dje në Zvicër dhe performanca që dhuroi për publikun ishte mjaft energjike. Pavarësisht gjithë entuziazmit që i dha performancës, një nga videot që po bën xhiron e rrjetit është një moment i sikletshëm që ajo përjetoi. Reperja shfaqet duke kënduar dhe në një moment krejt papritur rrëzohet. Disa zëra nga publiku reagojnë, por Rina ngrihet dhe vazhdon performancën sikur nuk ka ndodhur asgjë, duke e kaluar në mënyrën më origjinale situatën.

Kjo nuk është hera e parë që skena të tilla të sikletshme të këngëtarëve bëjnë xhiron e rrjetit. Incidente të tilla në skenë janë të zakonshme dhe ndodhin me të gjithë artistët, por jo të gjithë arrijnë ta kalojnë me kaq sportivitet. / revistawho.com

https://www.instagram.com/p/BzWaKFmF1uY/?utm_source=ig_embed