VIDEO/ Aksidentohet Françeska Jaçe, shikoni si është kthyer përmbys BMW-ja e saj. Pak orë para ngjarjes postoi në rrjetet sociale…

Ish-banorja e “Big Brother Albania”, Françeska Jaçe është përfshirë në një aksident mesditën e sotme në Vlorë.

Burimet konfirmuan për Panorama Online se Jaçe po udhëtonte me një makinë BMW kur në vendin e quajtur “Rrethrrotullimi i Nartës”, automjeti i saj është përmbysur.

Sipas policisë, makina ka dalë nga rruga dhe nga aksidenti janë shkaktuar vetëm dëme materiale.

Mësohet se e reja ishte duke udhëtuar e vetme në automjet. Shkak i aksidentit dyshohet të jetë bërë shpejtësia e lartë.

Françeska ka publikuar të dielën foto dhe video në Instastory-n e saj në Instagram, ku duket në Vlorë, duke drekuar. Nga ora kur ka publikuar Story-n, bie në sy fakti se  xhiron me makinë në qytet, ajo e ka bërë rreth orës 11 të natës, ndërkohë që pas orës 22:00, është e ndaluar qarkullimi dhe dalja e qytetarëve.

Vlorë/Informacion paraprak

Rreth orës 12:40, në vendin e quajtur “Rrethrrotullimi i Nartës”, një automjet i markës “BMW” me drejtuese shtetasen F. J., 27 vjeçe, banuese në Vlorë, ka dalë nga rruga, duke shkaktuar vetëm dëme materiale.

Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor, i cili po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

 

© Panorama.al