I vetmi që nuk dha pikë, MC Kresha rrëfen pse refuzoi të votonte kolegët në “Kënga Magjike”

Në mbrëmjen finale të Këngës Magjike, reperi kosovar MC Kresha ndonëse ishte pjesëmarrës, nuk votoi për kolegët e tij. Këtë punë e bëri Fifi, me të cilin ai kësaj here garoi në festival me këngën “Psikopatja Jote”, duke e marrë vendin e tretë. I ftuar mbrëmë në Nd’rrimin e Natës, Kresha ka treguar edhe pse nuk ka votuar për kolegët pjesëmarrës në Këngën Magjike, shkruan Prive. Arsyeja pse s’kam votuar është se ne e dimë se si shkojnë votimet në Këngën Magjike. Personalisht s’kam dashur të jap pikë. Kënga ka qenë e Fifit dhe unë kam qenë mysafir”, ka thënë Kresha.

https://www.youtube.com/watch?v=-e_WH1c6UcI