Valdrin Sahiti pritet të bëhet baba për herë të dytë, zbulon lajmin e bukur në ditëlindjen e bashkëshortes

Valdrin Sahiti dhe bashkëshortja e tij, Edita Ramadani, do të bëhen prindër për herë të dytë. Lajmin e zbuloi vetë Sahiti përmes një postimi në Instagram, ku i uron bashkëshortes ditëlindjen.

Stilisti Valdrin Sahiti dhe bashkëshortja e tij, Edita Ramadani, do të bëhen prindër për herë të dytë. Lajmin e zbuloi vetë Sahiti përmes një postimi në Instagram, ku i uron bashkëshortes ditëlindjen.

“Urime për ditëlindjen për dashurinë tonë të jetës. Faleminderit që na do e na duron të dyve çdo ditë, me kërkesa e ankesa. E faleminderit shumë që kësaj fotografie shpejt do t’i shtosh edhe një beb.” – shkruan ai.

Valdrini dhe Edita janë prindër të një vajze, Bella, e cila erdhi në jetë në prill të vitit 2018. Ata u martuan në shtator të vitit 2017, në një ceremoni privave me vetëm 8 vetë.

(A.B)/Dosja.al