Vajza e Eminem merr të gjithë vëmendjen e ndjekësve, publikon foto provokuese e veshur vetëm me…

Vajza e Eminem ka tërhequr së fundmi vëmendjen e të gjithëve me postimet pikante në rrjete sociale.

Hailie Jade, e cila është 25 vjeç, ndau me ndjekësit në Instagram disa foto, në të cilat shihet e veshur me bikini të bardha.

Krahas tyre ajo shkroi: “Gati për të gjitha ditët e verës”.

Bukuroshja u sigurua që të nxirrte në pah asetet më të mira gjatë kohës që pozonte para një pasqyre, shkruan “Daily Mail”.

Këto imazhe vijnë pak pasi Eminem u shpreh publikisht se ndihej shumë krenar për të bijën.

Ai tha se tashmë ajo është rritur, ka një të dashur dhe është diplomuar në shkollë.

Hailie erdhi në jetë nga marrëdhënia e reperit me ish-bashkëshorten Kim Scott.