“Unë thashë po”/ Fejohet Nicole Scherzinger! Partneri i propozon në Hawaii pas tre vitesh lidhjeje

Këngëtarja Nicole Scherzinger është fejuar me të dashurin e saj Thom Evans. Ylli i ‘Pussycat Dolls’, postoi në Instagram fotot e momentit kur lojtari i regbisë i propozoi në shtëpinë e saj në Hawaii.

“Unë thashë po”, shkruan Nicole së bashku me një emoji unaze.

Fotot treguan momentin kur Thom u ul në një gju me unazën dhe momentin kur u përqafuan pasi ajo tha po. Nicole dhe Thom u takuan për herë të parë kur ajo ishte gjyqtare në një edicion të X Factor në vitin 2019.