U tha se konsumoi kokainë gjatë transmetimit, reagon fituesi i “Eurovision 2021”

Këngëtari italian i grupit fitues të “Eurovision 2021” Maneskin bëri një lëvizje të dyshimtë gjatë transmetimit të spektaklit që disa e përkthyen si konsumim kokaine. Në rrjete sociale ka qarkulluar një video, ku Damiano David përkulet mbi tavolinë. Ndjekësit e festivalit kanë menduar se ai ka marrë kokainë në ato momente, por këngëtari e ka mohuar këtë gjë.

Damiano ka sqaruar çdo gjë gjatë një konference për shtyp. Këngëtari tha se një nga anëtarët e grupit (kitaristi) kishte thyer një shishe dhe ai kishte hequr një xham.

“Thomas theu një shishe… unë nuk përdor drogë, ju lutem, mos e thoni këtë gjë. Mos e thoni këtë gjë realisht. Jo kokainë ju lutem, mos e thoni këtë gjë”, u shpreh Damiano

Grupi ka postuar më pas një reagim në InstaStory, ku u shprehën të gatshëm të bëjnë edhe test për të vërtetuar nëse kanë konsumuar drogë apo jo.

“Jemi të shokuar për disa njerëz që thonë se Damiano ka konsumuar drogë. Ne jemi kundër përdorimit të drogës dhe ne nuk kemi konsumuar kurrë kokainë. Jemi gati të testohemi, sepse nuk kemi asgjë për të fshehur. Jemi këtu për të bërë muzikë dhe jemi shumë të lumtur për fitorn tonë në Eurovision dhe duam t’i vlerësojmë të gjithë që na kanë mbështetur”, shkruan grupi.

Italia fitoi Eurovisionin pas 31 vitesh duke u përfaqësuar nga “Maneskin” me këngën rock “Zitti e Buoni”. Grupi u shpall fitues vetëm pas votave të publikut duke shkuar në total në 524 pikë. /News31