U operua papritur, si është tani gjendja e Malumës

Dy ditë më parë përmes një postimi në Instagram Maluma njoftoi se do i nënshtrohej një operacioni në gju. Ai publikoi një foto nga një spital në Medelin dhe shprehej optimist se gjithçka do të shkonte mirë. ”Po shkoj për një operacion të vogël në gju, por me lutjet dhe energjinë tuaj, me siguri gjithçka do të shkojë mirë. Ju dua dhe më uroni fat!”, shkruante Maluma. Këngëtari kolumbian ka zgjedhur sërish Instagramin për të përditësuar fansat mbi gjendjen e tij. Ai është rikthyer duke postur një foto e duke treguar se është në gjendje të mirë shëndetësore. “Mirënjohës”, shkruan Maluma.