U nda gjatë pandemisë, Tuba Buyukustun gjen të dashur 9 vjet më të ri

Një lajm bombë i këtij viti është konsideruar romanca e re e aktores së njohur Tuba Buyukustun me aktorin Ekin Mert Daymaz.

Sipas “Haberler”, aktorja bukuroshe prej një muaji po frekuentohet me Daymaz, i cili është 9 vjet më i ri se ajo.

38-vjeçarja është kujdesur që ta mbajë larg vëmendjes mediatike këtë lidhje të shkurtër, por paparacët e kanë kapur çiftin së bashku në Bagdat Caddesi, një zonë periferike e Stambollit.

Në rrjetet sociale, ata nuk e ndjekin njëri-tjetrin dhe kjo, pa dyshim, për të fshehur çdo gjurmë në sytë e publikut.

Aktorja e njohur për shumë seriale në Turqi është takuar nga miq të përbashkët me Daymaz dhe prej një muaji vijojnë të ndajnë kohë me njëri-tjetrin.

Tuba Buyukustun u nda me producentin Umut Evirgen pak muaj më parë. Ndërkohë Daymaz, 29-vjeç, ka pasur histori dashurie me Hande Erçel, Eliz Sakuçoglu, Melisa Döngel dhe Simay Barlas.

Thuhet që aktorja e bukur po e mban sekret dashurinë me Ekin Mert Daymaz.