U martua me bashkëshortin miliarder për paratë e tij? Aktorja i përgjigjet thashethemeve: Kemi 15 vite së bashku dhe…

Salma Hayek i ka mohuar pretendimet se u martua me bashkëshortin e saj, miliarderin François-Henri Pinault, për paratë e tij.

Çifti, që i dhanë fund beqarisë më 14 shkurt 2009, festuan përvjetorin e martesës pak ditë më parë dhe janë prindër të një vajze 13-vjeçare, Valentinës.

Duke folur në podkastin Armchair Expert, 54-vjeçarja foli rreth spekulimeve për marrëdhënien e saj me francezin, i cili është shefi ekzekutiv i grupit “Kering” dhe mbikëqyr markat përfshirë Gucci, Alexander McQueen dhe Yves Saint Laurent.

“Ai më ka bërë të ndihem shumë mirë. Kur u martova me të, të gjithë thanë: ‘Ajo u martua me të për paratë!’, po mendoni atë që dëshironi, kemi 15 vjet së bashku dhe ne jemi të fortë”,- tregoi aktorja.

/Panoramaplus.al