U largua nga emisioni në mes të sezonit, reagon për herë të parë Renato Mekolli

Vetëm një ditë më parë u bë me dije se shefi i kushinës Renato Mekolli do të largohet nga “Hell’s Kitchen” duke e lënë emisionin që drejtonte në mes të sezonit.

U mësua gjithashtu se vendin e tij do ta zerë një tjetër shef kuzhine i cili ka punuar në Athinë, emri i tw cilit është Alsi Sinanaj.

Renato-Mekolli-2

Pas largimit, Renato ka vendosur të reagojë përmes një postimi në ‘Instastory’.

Renato-Mekolli-3

“Disa mbase do gëzohen, disa do mërziten! Vazhdimit nuk i dihet… Fund”, shkruan ai.

Nuk dihet ende nëse ky largim është përfundimtar apo ai do të rikthehet sërish… kjo mbetet për t’u parë në vazhdim!