U ekzekutua me plumb në kokë! Zbardhen pamjet, Arjan Gosa po pinte kafe me të atin në lokalin ku ndodhi ngjarja

Zbardhen pamjet nga ngjarja tronditëse në Kavajë, ku i vëllai i Armand Gosës, Arjan Gosa, ndërroi jetë pasi u godit me një plumb në kokë.

Nga kamerat e sigurisë duket se Arjan Gosa ishte me të atin po pinte kafe tek lokali ku ndodhi ngjarja.

Rreth orës 18:30 ka shkuar një person ende i pa identifikuar dhe e ka qëlluar me një plumb pistolete në kokë dhe është larguar këmbë.

Top Channel