U diagnostikua me kancer, neurokirurgu: Kam frikë të vdes, jo nga vdekja. Vdekja nuk është asgjë…

E keni menduar ndonjëherë se si e koncepton një neurokirurg raportin me vdekjen? Në një intervistë për “Opinion” në Tv Klan, Henry Marsh tregon se si e përjetoi diagnostikimin me kancer, moment që zgjodhi ta shkruajë në libër.

Ai thotë se si një pacient tashmë, “ka frikë të vdesë, por nuk ka frikë nga vdekja.”

Doktor, ju studiuat në Angli dhe keni punuar në vende të ndryshme të botës.

-Po.

Keni punuar në Afrikë nëse nuk gabohem. Në Nepal, në Ukrainë.

-Po.

Cili është ndryshimi midis mjekësisë dhe doktorëve në vendet e ndryshme. Ka një ndjesi normale…

-Pacientët janë të gjithë njësoj.

Pacientët janë njësoj.

-Pacientët janë të sëmurë dhe kanë frikë për jetën e tyre dhe të gjithë jemi njësoj. Megjithatë, marrëdhënia midis pacientëve dhe doktorëve ndryshon shumë nga kultura në kulturë. Sigurisht, nga ana e pastër teknike, ka ndryshime të mëdha.

Po? Në ç’mënyrë?

-Lidhur me specializimin tim, atë të kirurgjisë së trurit, një ndërhyrje bashkëkohore e trurit kërkon shumë pajisje tepër të shtrenjta, skanera për trurin, mikroskopë, etj. Disa shtete i kanë këto dhe disa të tjera jo…

-Disa shtete i kanë këto dhe disa të tjera jo. Po.

Cili është niveli i doktorëve në këto vendet?

-Kjo është shumë e vështirë për t’u gjykuar. Kolegët e mi që janë duke punuar në rrethana mjaft të vështira dhe janë kirurg më të aftë se unë. Unë kam gjithmonë pajisje bashkëkohore të cilat më thonë se ku duhet të kryej ndërhyrjen dhe mikroskopë të mrekullueshme. Nëse të duhet ta bësh ndërhyrjen pa këto pajisje përfiton më shumë aftësi ama në të njëjtën kohë cilësia e ndërhyrjes është më e ulët.

Si e shikoni plakjen e trurit doktor? Ju keni thënë se ka një lloj lëngu të bardhë të cilin e shikojmë brenda trurit.

-E di nga puna ime. Ndonjëherë më duhet të takoj pacientë të moshuar tek te 70-at ose 80-at trutë e të cilëve dukeshin mjaft të rinj. E pazakontë por disa njerëz…

Kjo do të thotë se efekti i kohës nuk është i njëjtë tek të gjithë.

-Pikërisht. Ndryshon shumë. Ka njerëz të tjerë të cilët zhvillojnë demencë dhe truri i tyre plaket kur janë më të rinj dhe ne nuk e dimë përgjigjen e kësaj pyetje.

Po ashtu, është shumë interesante… Trutë e njerëzve janë të ndryshëm nga njëri-tjetri?

-Jo. Duket njësoj, por ne e dimë se nëse kryeni studime elektrike të detajuara të trurit të gjithë janë pak ndryshe. Megjithatë zonat e mëdha. E folura ndodhet këtu, lëvizja këtu, shikimi është këtu nga pas. Kategoritë e mëdha janë të njëjtat midis njerëzve.

Ti rikthehemi sërish pyetjeve për jetën dhe vdekjen. Kur u përballët në fillim me kancerin, kur nisët mjekimet dhe gjërat e tjera, menduat për vdekjen?

-Në fillim po. Më pas isha i trishtuar dhe thash se duhet të bëj më mirën me atë që kam.

I kuptuat më mirë pacientët nga ç’i kuptonit më parë?

-Po. Po ashtu duke qenë kancer i prostatës që do të thotë se shpesh përhapet tek kockat, kisha bërë ndërhyrje tek qindra burra të moshuar me kancer të prostatës e cila shkaktonte…

Edhe tek ju…

-Po. Shkakton paralizë nga kanceri i shtyllës kurrizore. Pra unë e dija se të gjitha këto mund të më ndodhnin edhe mua. Mendimi, ideja se mund të përfundoja i paralizuar për javë apo muaj të tërë para se të vdisja… Nuk më pëlqeu fare kjo ide. Më mirë të vdisja nga ndonjë infarkt ose ndonjë trombozë.

Po ashtu në librin tuaj keni shkruar se keni punuar vazhdimisht, jo vetëm si doctor, por edhe në shtëpi me zdrukthtari, me ndërtim, me gjëra të vogla.

-E mbaja veten të zënë.

Normalisht mendoj se njerëzit janë shumë aktiv ose jo aktiv, në varësi të mënyrës tyre të jetesës. Ju jeni te kategoria e njerëzve aktiv. Si një doktor i cili ka me qindra ndërhyrje gjatë vitit dhe i cili është gjithmonë i zënë me pacientët e vetë dhe i cili punon edhe jashtë spitalit duke përgatitur gjërat, si është të dalësh në pension?

-Nuk është problem sepse unë mbetem shumë i zënë.

Mbeteni i zënë…

-Vazhdoj të jap mësim…

Po në çastin e parë…

-Vijova të punoj më kohë të pjesshme për dy vite. Nuk pushova menjëherë. Po ashtu bëja ndërhyrje në Kathmandu si edhe në Ukrainë. Pra, ishte diçka graduale, nuk ishte diçka e menjëhershme.

Kathmanduja është një qytet shumë i bukur.

-Ka qenë i tillë. Tanimë…

Përpara tërmetit. Po.

-Po ashtu përpara gjithë zhvillimit të keq urban. Pra unë jam vazhdimisht i zënë. Ndihem si një xhiroskop i cili rrotullohet vazhdimisht dhe nëse nuk jam i zënë kam për të rënë përtokë dhe kam për të rënë në depresion. Kështu që vijoj të jem i zënë. Po ashtu kam 5 nipër e mbesa të cilët i adhuroj me shpirt dhe jam një gjysh shumë i lumtur.

Më pas. Pas këtij libri për pyetjet rreth jetës dhe vdekjes, cili ka për të qenë libri juaj i radhës?

-Po. Një kapitull i atij libri është mbështetur në një libër me përralla që i tregoja mbesave të mija nëpërmjet Facetime-it gjatë pandemisë. Ishte kjo botë e çmendur që kisha krijuar. Po planifikoj të shkruaj më shumë gjëra të tilla. Por këto kohë kam qenë aq i zënë sa nuk kam pasur kohë të merrem me të.

E fituat luftën me kancerin?

-Deri më tani po, e kam fituar. Kanceri im i prostatës nuk mund të kurohet, është përhapur lokalisht, nuk është përhapur te kockat. Megjithatë, të kurosh nga kanceri një person të moshës time, unë jam 73 vjeç, do të thotë ta vrasësh nga diçka tjetër. Pra… Unë jam gjallë dhe mirë.

Keni frikë nga vdekja?

-Kam frikë të vdes, jo nga vdekja. Vdekja nuk është asgjë. Të vdesësh mund të jetë diçka shumë e pakëndshme.

Doktor, shumë faleminderit për këtë intervistë mbrëmjen e sotme.

-Është kënaqësi të jem këtu.

Edhe shumë faleminderit për këtë libër të shkëlqyer.

-Faleminderit!/tvklan.al