U ankua se nuk kishte bërë pushime, Ronela Hajati poston foton “hot” nga plazhi

Pak ditë më parë, këngëtarja e njohur Ronela Hajati qahej në një postim në “Instastory” se nuk kishte bërë asnjë ditë pushime. Kjo për shkak të angazhimeve profesionale dhe kushedi sa fansa e gjetën veten në atë postim.

Ronela-Hajati-2

“Qani ju o plazhe që s’më patë një ditë”, shkruante Ronela mbi videon e postuar në “Instastory”.

Ronela-Hajati-3

Por mesa duket, edhe Hajatit i erdhi radha për pushime. Ajo ka publikuar sot një foto në “Instagram” ku zbulon se ndodhet në plazh, në Dhërmi.

Ronela-Hajati-4

Këngëtarja duket në super formë nga fotot që ka vendosur që të ndajë me ndjekësit e saj të shumtë, të cilët i kanë pëlqyer menjëherë pozat ku nxjerr në pah trupin e saj bombastik.