Trekëndëshi i dashurisë me Maluma e Neymar: e fejuara e brazilianit braktis intervistën

Pas një vere me thashetheme e gossip që kanë kthyer në vëmendje lidhjen e përfunduar mes Malumas, artistit kolumbian, e Natalia Barulích, tani e fejuara e Neymar, modelja është lodhur duke iu përgjigjur pyetjeve për jetën e saj private.

E ftuar në një program radiofonik për një intervistë, Natalia nuk e priti mirë pyetjen mbi trekëndëshin e dashurisë verore, atë mes saj Maluma e Neymar.

“Mendova se ishte një intervistë muzikore e po mundohem vërtetë të promovoj këngën time, jo jetën personale”, është përgjigjur Natalia para se të braktiste studion.

Drejtuesi i emisionit është munduar të justifikohet duke shtuar se “pavarësisht se nuk i pëlqen ta lidhin me Maluman, është një fakt se është një modele e njohur, një grua e bukur e me talent, që u bë e njohur edhe për këtë histori me Maluma, e pastaj me Neymar e pushimet në Ibiza”.