Thuhet se miqtë e Shakira-s s’e kanë shumë me qejf lidhjen e saj të re

Thashetheme kanë nisur të përhapen për një lidhje të mundshme të Shakira dhe Lucien Laviscount, i cili ka qenë protagonist në videon muzikore të saj “Punteria”, bashkëpunim me Cardi B.

Burime pranë këngëtares zbuluan për DailyMail se kimia mes tyre është e dukshme, ndaj nuk ka më dyshime as për lidhjen.

Sipas po të njëjtit burim, dy artistët u njohën në set. Muajin që kaloi, dyshja u pa duke darkuar, pas daljes surprizë të Shakira-s në një koncert në Times Square, New York.

Sipas DailyMail, ata janë duke dalë me njëri-tjetrin, por gjërat nuk janë të qarta ende, pra nuk po e marrin seriozisht ende këtë raport.

Pas ndarjes nga Gerald Piqué, Shakira e tregoi gjithë dhimbjen me muzikë, por në këtë pikë, lidhja e re me aktorin që e njohim prej “Emily in Paris”, i ka trembur miqtë e këngëtares, të cilët mendojnë se Lucien do i thyejë zemrën.

“Ai do që të përfitojë nga fama e Shakirës dhe është lojtar”, shprehen burimet.

Lucien dhe këngëtarja kanë 16 vite diferencë në moshë, por për aktorin nuk është një lajm i ri që të krijojë lidhje me gra më të mëdha në moshë.

Më parë ai ka qenë i lidhur me Kerry Katona. Ajo ishte 31 vjeç ndërsa ai vetëm 19.

Anabelmagazine