Thuhet se Kim ka konfirmuar romancën me sportistin

Kim Kardashian dhe Odell Beckham Jr. e kanë bërë “të qartë” që janë bashkë, thonë burimet që ishin prezentë në festën e Vanity Fair, pas ceremonisë së çmimeve Oscar.

“Nuk u puthën si çiftet e tjera, por pati shumë prekje dhe ata ishin me njëri-tjetrin gjatë gjithë kohës”, u shpreh një burim për People. “Ata ishin të kujdesshëm që të mos binin shumë në sy, por kishin shumë kimi dhe ikën nga festa së bashku”, shtoi personi anonim.

Kardashian, 43 vjeç dhe Beckham, 31 vjeç, u panë duke lënë “Wallis Annenberg Center” së bashku, duke shtuar zërat për romancën që ka qarkulluar vërdallë prej muajsh. Që në shtator 2023, ata u përfolën se ishin të lidhur dhe se dilnin nëpër takime të ndryshme. Më pas, ata u fotografuan në festën e Beyoncé, para çmimeve Grammy.

Anabelmagazine