Të shtrirë në krevat bashkë dhe pa rroba, zbulohet lidhja e Beratit me Linda Rein

Berat Behramaj u komentua në media këto javë për shkak të pjesëmarrjes së tij në “Përputhen”, ku ra në sy për pamjen e tij dhe për debatet në të cilat u përfshi.

Por dy vite më parë, Berati u komentua shumë për lidhjen me Linda Rein. Kjo e fundit në vitin 2018 publikoi një video në Instastory ku kishte etiketuar Beratit që shihej lakuriq i shtrirë në krevat.

“Çohu more se vajti vonë”, shkroi Linda atëherë përbri kësaj videoje, duke lënë të nënkuptohej se kishin kaluar natën bashkë.

Madje dyshja komentonin vazhdimisht në postimet e njëri-tjetrit, si ajo e Lindës në një foto të Beratit, ku i thoshte “Auu u laga”. Për shkak të këtyre postimeve, atëherë u tha se dyshja mund të ishin lidhur. Ndërkohë, nuk dihet se cili është raporti i tyre sot.