Të dy me të njëjtën veshje, Alban Skënderaj ka diçka për t’i thënë Flori Mumajesit pas statusit epik

Dy nga kantautorët dhe artistët më të mirë shqiptarë Flori Mumajesi dhe Alban Skënderaj gëzojnë një raport shumë të bukur bashkë.

Njerëzit i kanë vendosur gjithnjë në një rivalitet dhe konkurrencë që në fakt për ta nuk ka ekzistuar kurrë. Por, duke u nisur nga “legjendat urbane”, ata kanë vendosur që shpesh të shkëmbejnë batuta në mediat sociale.

Siç kanë bërë së fundmi. Ishte Flori ai i cili postoi dy foto të tyre, ku shihen të veshur me të njëjtën xhaketë teksa krah saj shkroi:

“Ta dhash 1 xhirro pallton për sebep jo për foto… Nxirre dorën nga xhepi i nxirë.”

Më pas ka ardhur edhe përgjigja e Albanit i cili me një foto tjetër me po atë veshje ka shkruar: “Ju betohem që është e imja palltoja.”

Epo, nuk thonë kot se mendjen e mëdha mendojnë njësoj. Ja dhe Albani me Florin kanë mendime e shije të njëjta te veshjet.