Taylor Swift në Paris me të dashurin

Taylor Swift dhe Joe Alwyn po shijojnë një mëngjes romantik në Qytetin e Dritave, në Paris, Francë. Çifti që janë bashkë që një kohë të gjatë janë parë duke shëtitur rrugët e qytetit dhe duke ngrënë mëngjes në “Cafe de Flore”.

Taylor-Swift-1

Taylor dhe Joe udhëtuan për në Paris pasi ajo kishte shfaqje në “The Graham Norton Show”, shkruan Prive. Edhe pse ajo nuk ka bërë publike ndonjë detaj për publikimin e albumit të ri, ajo ka dhënë shenja në rrjete sociale se si do të quhet albumi i ri.