Studimi trondites: Nëse lind i varfër, ja çfarë të pret

Një person që merr edukimin e nevojshem dhe nuk ka të ardhura të mjaftueshme, konsiderohet se ka rrisk të lartë për sëmundjet e zemrës, diabetin, shumë lloje të tumorit dhe sëmundjet infektive.

Mbi te gjitha, statusi socio-ekonomik lidhet me procese fiziologjike që kontribuojnë në zhvillimin e sëmundjeve të tilla, si inflamacioni kronik, rezistenca ndaj insulinës dhe rregullimin e hormonit të stresit, kortizolit.

Nje rezultat sh okues ka mberritur se fundmi.

“Varfëria mund të lërë gjurmë të përhershme në ADN-në tonë”.

Shkencëtarët e Universitetit “Northwestern” në SHBA gjetën prova se, varfëria mund të rrënjoset në të gjithë skajet e genomit. Ata gjetën se, në disa zona të ADN-së, rregullimi lidhet me nivelin social-ekonomik.

Varfëria, sipas ekspertëve ndikon në mënyrë të veçantë te shtimi i molekulave specifike në genome, të cilat kanë funksionin e rregullimit të shprehjes së geneve në një proces të quajtur “metilacioni i ADN-së”.

Studime të mëtejshme do të nevojiten për të përcaktuar më qartë pasojat e këtij procesi mbi shëndetin.