Stilitët shqiptarë arrijnë deri tek Blake Lively. Kush ia ka qepur fustanin e ditëlindjes?

Blake Lively feston në datë 25 ditëlindjen e 34-ët dhe festimet i ka nisur më herët, siç ndodh zakonisht me personazhet së njohur.
Me anë të një videoje të publikuar para disa orësh, aktorja na tregoi se fustanin e saj e ka krijuar një stiliste e njohur shqiptare, konkretisht Teuta Matoshi. Stili i veçantë i krijueses shqiptare, siç duket i ka pëlqyer shumë Blake, e cila nuk i ka rezistuar dot.


Fustani është në ngjyrë jeshile të hapur dhe ka detaje qershish të qepura mbi tyl. Veror dhe i këndshëm, Blake e ka marrë vëmendjen me pamjet e para të festimeve./revistawho.com