Stefano Gabbana në plazh me të fejuarin

Pushime në Spanjë për stilistin Stefano Gabbana dhe të dashurin e tij Luca Santonastaso. Çifti po kalon ditët e fund të gushtit në bordin e një jahti. Gabbana 59 vjeç dhe Santonastaso 28, janë një çift që nga viti 2017 dhe pavarësisht diferencës së konsiderueshme në moshë, 31 vite, gjërat po shkojnë mirë mes tyre.

Pas 5 vitesh dashuri Stefano dhe Luca vazhdojnë të tregojnë bashkëpunim të madh. Këtë vit të dy kanë vendosur të bëjnë pushime vetëm ata të dy dhe detin. (dhe ndoshta edhe stafi i shërbimit).

Vitin e kaluar në të njëjtin jaht Gabbana dhe Santonastaso nuk ishin vetëm. Me ta në bord edhe ish-i dhe partneri në biznes i Gabbanës, Domenico Dolce dhe i dashuri i këtij të fundit Guilherme Siqueira.

Të katër me atë rast i lejuan vetes një udhëtim tërësisht italian, midis Siçilisë dhe bregut të Amalfit, për të shijuar bukurinë e gadishullit.

Këtë vit, Stefano dhe Luca donin të vetëm me njëri tjetrin në Formentera. Nuk është rastësi që ishulli spanjoll është një vend i veçantë për dy burrat.

Duket se pikërisht këtu ata u takuan në verën e 2017 dhe nuk u ndanë më. Në atë kohë, Luca Santonastaso, 23 vjeç, ishte një berber i thjeshtë në Caserta, larg zhurmës së thashethemeve. Pas njohjes me Gabbanën, djali u transferua në Milano për të qenë më afër të dashurit të tij, këtu ai filloi një karrierë të re si trajner personal, edhe pse nga përmbajtjet e postuara në profilin e Instagramit duket edhe i angazhuar në biznesin “Dolce Gabbana” të burrit tê tij.