Sozia e bashkëshortes së Ronaldos jeton në Tiranë, shikoni ngjashmërinë e frikshme mes tyre

Të gjesh sozinë tënde mund të jetë diçka sa e vështirë, por edhe e bukur në të njëjtën kohë. Mund të jetë një person identik me ty që jeton në cepin tjetër të botës dhe që nuk mund ta zbulosh kurrsesi sa shumë ngjani. Megjithatë është shumë e bukur të shohësh veten “të pasqyruar” në trupin dhe fytyrën e dikujt tjetër. Nuk janë të pakta momentet kur brenda botës së showbiz-it janë zbuluar raste të tilla. Mund të jenë personazhe që i përkasin fushave komplet të ndryshme e që nuk kanë aspak lidhje, ama ngjashmëria i bashkon. Ndoshta ky zbulim i fundit për dy bukuroshe mjaft të njohura mund t’ju habisë disi. Bëhet fjalë për moderatoren e njohur sportive, Leila Kraja dhe të dashurën e futbollistit Cristiano Ronaldo, Georgina Rodriguez. Nëse nuk i keni parë me vëmendje mund të thoni se përveç dashurisë për futbollin, të dyja nuk mund t’i lidhë asgjë tjetër. Por gaboheni! Dy vajzat njëra shqiptare dhe tjetra spanjolle, kanë një ngjashmëri të “frikshme” me njëra-tjetrën. Çdo tipar i tyre i fytyrës përputhet kaq mirë, sa që duket sikur kanë të njëjtat gene. Nëse nuk e besoni mund t’i analizoni me vëmendje këto fotografi dhe pastaj të kuptoni se nuk është e kot kur thonë se të gjithë kemi nga një sozi nëpër botë., sipas Who.